1 - PËRMBLEDHJE

Kjo politikë e privatësisë përshkruan se si të dhënat tuaja personale grumbullohen, përdoren dhe mbrohen nga ne, LUXMODAMARKET. Duke përdorur shërbimin tonë (në faqen e internetit, aplikacionin web ose aplikacionet mobile), ju e pranoni se e kuptoni këtë politikë, prandaj lexojeni me kujdes. Ne mund të modifikojmë përmbajtjen e këtij dokumenti / faqe dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë.

Ju mund të gjeni lidhjen (link) e këtij dokumenti në pjesën e poshtme të faqes (footer) me titullin "Privatësia". Fjala "Privatësia" në titullin e lidhjes (link) mund të gjendet lehtë dhe në mënyrë intuitive përshkruan kuptimin e lidhjes.

2 - INFORMACIONI I PARAPËRCAKTUAR QË NE MBLEDHIM

Kur hapni faqen tonë të internetit, pa përcaktim, serverat tanë automatikisht ruajnë adresën tuaj IP publike (në momentin e shfletimit). Me adresën IP publike është i lidhur informacioni i mëposhtëm:

  1. Vendndodhja juaj (Shteti dhe ndoshta edhe qyteti)

  2. Ofruesi i shërbimit të internetit

  3. Numri i vizitave në përgjithësi

Pa përcaktim, së bashku me adresën IP publike ne mbledhim:

  1. Informacion rreth pajisjes suaj

  2. Llojin e shfletuesit

  3. Sistemin operativ

Kjo është e nevojshme për një veprimtari normale, të optimizuar dhe të sigurtë. Përveç shtetit, informacioni i mësipërm nuk është strukturuar ose organizuar, por ruhet (pa përcaktim) për t'u përdorur nga departamenti i IT-se vetëm për të ndjekur rastet e sulmeve kibernetike.

3 - VIZITA ANONIME

Përdoruesit mund të vizitojnë faqen tonë në mënyrë anonime, pa nevojën e krijimit të një llogarie. Edhe në mënyrë anonime ne mbledhim informacionin e përmendur më lart (IP Publike, Shfletuesin, Sistem Operativ etj)

4 - FORMA E KONTAKTIT DHE QENDRA E MBËSHTETJES

Për të përdorur formën tonë të kontaktit ose qendrën e ndihmës mund t'ju kërkohet të shkruani emrin tuaj, postën elektronike, mesazhin dhe (jo me detyrim) numrin tuaj të telefonit. Këto detaje ruhen në sistemin tonë dhe mund të shikohen vetëm nga stafi i autorizuar për të vazhduar me kërkesën tuaj. Ky informacion do të përdoret vetëm gjatë shqyrtimit të kërkesës që ju keni. Kur të zgjidhet çështja/kërkesa, ky informacion do të fshihet (7 ditë pasi të jetë zgjidhur çështja)

5 - LLOGARIA

Kur regjistroni një llogari në faqen tonë të internetit, sipas rastit, mund t'ju kërkohet të shkruani emrin e përdoruesit, adresën e emailit dhe fjalëkalimin.

Username dhe emri i përdoruesit mund të jenë publike, prandaj lutemi zgjidhni ato me kujdes.

Emri, mbiemri, e-maili, adresa, numri i telefonit, emri i kompanisë, TVSH-ja e kompanisë nuk do të publikohen/ndahen dhe do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme.

Fjalëkalimet ruhen në format të koduar të cilat nuk mund të kthehen në formën origjinale. Gjithmonë krahasojmë fjalëkalimet e koduara për të kontrolluar hyrjen (login) e suksesshme.

Procedura e rivendosjes së fjalëkalimit krijon një fjalëkalim të ri të përkohshëm (të rastit). Ky fjalëkalim do të dërgohet me email dhe për këtë arsye mund të ruhet në shkrimet (logs) tona. Ne sugjerojmë që përdoruesit tanë ta ndryshojnë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

6 - COOKIES

Ne përdorim një teknologji të quajtur "cookies" për të përshtatur përmbajtjen dinamike të ofruar nga faqja jonë e internetit. Cookies janë skedarë të vegjël të vendosur në kompjuterin tuaj përmes shfletuesit tuaj të internetit (nëse i lejoni) për të njohur kompjuterin dhe shfletuesin tuaj kur përdorni shërbimin tonë. Brenda cookies është vendosur një ID unike (numri i gjeneruar rastësisht) nga serverët tanë të internetit për të ruajtur disa informacione.

7- PËR FËMIJËT NËN 14 VJEÇ

Ky shërbim nuk është menduar specifikisht për t'u përdorur nga fëmijët nën moshën 14 vjeç. Në këtë rast, prindërit janë përgjegjës për sigurinë e fëmijëve të tyre në internet. Për shkak të natyrës së shërbimit tonë nuk mund të dallojmë vizitorët sipas moshës, por nëse kemi informacion të tillë, ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve.

8 - NDARJA ME PALË TË TRETA

Ne nuk shesim, ndajmë, tregtojmë apo transferojmë tek palët e jashtme Informacionin tuaj.

  1. Ne mund të lëshojmë informata kur nxjerrja e tyre është në përputhje me ligjin, në përputhje me politikat tona të faqes, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë ose sigurinë e të tjerëve.

  2. Informacioni i vizitorëve që nuk mund të identifikohen personalisht mund të publikohet për qëllime marketingu, në formën e statistikave.

Faqet e internetit të palëve të treta ose shërbimet e lidhura me LUXMODAMARKET nuk mbulohen nga kjo Politikë e Privatësisë.

9 - SIGURIA

Çdo lidhje e bërë përmes shfletuesit tuaj me serverat tanë është e koduar në SSL (Secure Socket Layer). Kjo është e rëndësishme për të mbrojtur privatësinë tuaj sepse informacioni kalon një rrugë të gjatë para se të arrijë serverat tanë. Informacioni juaj (skedarët, kërkesat etj) nuk mund të rrjedhë gjatë rrugës për në serverat tanë.

10 - NDRYSHIMI I PËRMBAJTJES TUAJ

Shërbimi ynë ju lejon të ndryshoni ose modifikoni informacionin e dhënë më parë. Për të ruajtur një përmbajtje profesionale dhe të përshtatshme, disa informacione kërkojnë kontroll manual nga operatorët tanë.

11 - KONTAKTI

Është e pamundur të përfshihen këtu të gjitha detajet ose situatat në lidhje me privatësinë tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim në lidhje me politikën e privatësisë, ju lutemi na kontaktoni duke përdorni formën tonë të kontaktit. Ne do t'ju përgjigjemi brenda 48 orëve.

 

LUXMODAMARKET
Rr. …………Tiranë / Shqipëri

https://luxmodamarket.com/

Product added to compare.