1 - PËRDORIMI I SHËRBIMIT

Faleminderit që përdorni faqen tonë.

Në vijim është një marrëveshje ligjore midis jush ("përdoruesi", "vizitori" ose "klienti") dhe pronarëve ose operatorëve ("ne") të LUXMODAMARKET ("website" ose "shërbimi"). Kjo marrëveshje mund të përditësohet nga ne kohë pas kohe pa ju njoftuar. Ju mund të rishikoni versionin aktual të Termave të Përdorimit ("TEP") në çdo kohë.

Ju mund ta përdorni shërbimin tonë vetëm nëse jeni dakord të krijoni një kontratë të detyrueshme me LUXMODAMARKET dhe përdorimi i këtij lloj shërbimi nuk është i ndaluar për ju nga ligjet e juridiksionit të aplikueshëm. Ju duhet të jeni të paktën 13 vjeç për të përdorur shërbimin tonë.

2 - PRIVATËSIA DHE COOKIES

Politika jonë e privatësisë përshkruan sesi ne e mbledhim dhe përdorim informacionin që ju na ofroni. Ne gjithashtu përdorim një teknologji të quajtur "cookies" për të përshtatur përmbajtjen dinamike të ofruar nga faqja jonë e internetit.

Ju duhet ta pranoni politikën tonë të privatësisë dhe përdorimin e cookies para se të përdorni shërbimin tonë.

3 - KTHIMET DHE RIMBURSRIMET

LUXMODAMARKET nuk merr pronësinë e produkteve të kthyera deri sa produkti të mbërrijë në magazinat tona. Pas këtij momenti bëhet vlerësimi i këtij rasti dhe nëse produkti është paguar atëherë merren masa për rimbursim. Lexoni më shumë për politikën e kthimit.

4 - PËRSHKRIMET E PRODUKTEVE

LUXMODAMARKET përpiqet të jetë sa më i saktë që është e mundur në përshkrimin e produkteve dhe shërbimeve të prezantuara në këtë website. Megjithatë, LUXMODAMARKET nuk garanton se përshkrimet e produktit apo shërbimeve janë të plota, të besueshme ose pa gabime. Na kontaktoni dhe zgjidhni "korrigjim" nëse verifikoni ndonjë pasaktësi në përshkrim.

Në rast se një produkt i ofruar nga LUXMODAMARKET nuk është siç përshkruhet, zgjidhja juaj e vetme është ta ktheni atë në kushte të papërdorura. Lexoni më shumë për politikën e kthimit

5 - PËRDORIMI I MATERIALIT

Të gjitha përmbajtjet e kësaj faqeje, si teksti, grafika, imazhet, etj., mbrohen me të drejta të autorit dhe janë në pronësi, të kontrolluara nga LUXMODAMARKET.Ne ju autorizojmë të shikoni dhe të shkarkoni një kopje të vetme të materialit në faqen e internetit vetëm për përdorimin tuaj personal dhe jo-komercial.

6 - MBYLLJA E LLOGARISË

Ne rezervojmë të drejtën për të pezulluar ose fshirë llogarinë tuaj në çdo kohë dhe pa njoftim nëse:

1.       Ju nuk respektoni kushtet e përdorimit të përmendura në këtë faqe.

2.       Ju përdorni shërbimin në një mënyrë që do të na shkaktonte përgjegjësi ligjore.

3.       Me dashje ose pa dashje ju bllokoni shërbimin ose i bllokoni të tjerëve përdorimin e shërbimit.

4.       Ju përdorni e-maile (postë elektronike) të përkohëshme (temporary email) për të krijuar një llogari në LUXMODAMARKET.

7 - PARALAJMËRIMET DHE KUFIZIMET E PËRGJEGJËSISË

LUXMODAMARKET dhe i gjithë informacioni, përmbajtja, produktet, shërbimet tona ose të ofruara nga të tjerë nëpërmjet LUXMODAMARKET janë në dispozicion "siç janë" pa garanci të ndonjë lloji përveç rasteve kur kjo është shënuar ndryshe. Ne nuk garantojmë që shërbimi do të funksionojë në mënyrë të pandërprerë ose pa gabime. Përdorimi i informacionit të marrë nga/ose nëpërmjet këtij shërbimit është në përgjegjësinë tuaj.

Materialet mund të përmbajnë pasaktësi ose gabime ortografike. Na kontaktoni dhe zgjidhni "korrigjim" nëse verifikoni ndonjë pasaktësi. Materialet dhe veçoritë mund të shtohen dhe të hiqen nga shërbimi pa paralajmërim.

8 - ADRESA JONË

LUXMODAMARKET
Rr. …………, Tiranë / Shqipëri

https://luxmodamarket.com/

 

Product added to compare.